Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian njoftojnë se kanë firmosur një marrëveshje të rëndësishme për furnizimin me gaz natyror të lëngshëm.

Lëvizja vjen në kuadër të përpjekjeve për të ulur varësinë që Europa ka ndaj burimeve të energjisë që vijnë nga Rusia.

Sipas marrëveshjes, deri në fund të këtij viti SHBA-ja do të furnizojë BE-në me të paktën 15 miliardë metër kub shtesë gaz të lëngshëm.

Rusia është një ndër burimeve kryesore energjitike për Europën, ndërsa lufta me Ukrainën i ka shërbyer që të rrisë çmimin e gazit në shifra rekord.

Unioni ka thënë dhe më parë se synon të ndërpresë përdorimin e gazit rus si kundërpërgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës.

Aktualisht Bashkimi Europian ka 160 impiante, që janë rreth 26% të mbushura.

Nga ana tjetër, Presidenti Vladimir Putin ka thënë të mërkurën se gazi rus do të mund të blihet vetëm përmes valutës ruse (rubla) për të gjithë ato vende

Masa do të aplikohet vetëm ndaj atyre shteteve që i vendosën sanksione Rusisë.