Sali Berisha mbrojti marrëveshjen e detit të firmosur nga qeveria e tij në vitin 2009, duke e quajtur atë “marrëveshje si ajo nuk vijnë më”.

Berisha në një ndërhyrje në emisionin Opinion, ju përgjigjë, akuzave të Ramës se marërveshja e 2009-ës ishte tradhëtimi kombëtar e “Berishës, Metës dhe Lulzim Bashës”.

“Bashkë me gjykatën kanë kryer një akt të tradhtisë kombëtare. Lexoni vendimin e gjykatës. Nëse gjeni një konkluzion të bazuar në ekspertizë, 100 herë ndjesë ju kërkoj. Asnjë ekspertizë”, tha Berisha.

Ai akuzoi për falsifikim të hartave nga Myslym Pashaj.

“Ai ka spostuar linjën bazë të koordinatave. 90 km e ka spotuar në territorin shqiptar dhe ka ndryshuar territorin shqiptar para gjykatës nga 38 km në 22 km”, tha Berisha.

Ndërsa për deklaratën e kryeministrit grek në parlament, Berisha tha se pala greke ka njoftuar qeverinë dhe opozitën greke.

“Pa diskutim, ka njoftuar që do ketë një deklaratë të tillë. Kjo është prsaktikë e civilizuar, normale dhe etike”, tha ai.