Shumë thonë se një qen mund të jetë miku më i mirë i një njeriu. Një rast nga një spital turk thjesht mund të konfirmojë këtë bindje.

Cemal Senturk u dërgua në Spitalin Medical Park në 14 janar.

Pas tij, qeni Boncuk u largua nga banesa dhe u drejtua spitalit duke e pritur me durim me ditë të tëra.

Stafi i spitalit i tha Cemal-it se qeni ishte te hyrja duke e pritur.

Fakti që banesa është e vendosur afër spitalit, bënte që qeni të kthehej dhe në shtëpi, për t’u rikthyer sërish në spital.

Kjo histori nuk është për t’u habitur, duke marrë parasysh që Boncuk-u femra qëndron me një pronar deri për nëntë vjet dhe, padyshim, zhvillon një miqësi të mrekullueshme.