Pavarësisht thirrjes së Bashkimit Evropian për t’i dhënë fund dhunës, në Bjellorusi vijojnë për të 19-n ditë protestat kundër presidentit Lukashenko.

Këtë të mërkurë protestuesit u shpërndanë nga policia, e cila arrestoi me dhjetëra demonstrues, mes tyre anëtarë të opozitë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Ndërkohë, presidenti vijon të refuzojë dialogun me protestuesit.

“Papritur shumë makina ushtarake erdhën, nisën të na rrethojnë dhe ndaluan vetëm djemtë. Sikundër dëgjova, një nga policët tha se nuk duhet të prekeshin vajzat, vetëm djemtë. Besoj se u arrestuan më shumë se 10 njerëz”, tha Maria Pugacheva, protestuese.

Arrestimet në shtetin lindor nisën pak orë pasi fituesja e Çmimit ‘Nobel’, gazetarja investigative Svetlana Alexievich u thirr nga Komiteti i Hetimit, i cili e mori në pyetje për një hetim penal me akuzat e minimit të sigurisë kombëtare.

Alexievich refuzoi t’u përgjigjet pyetjeve të prokurorëve, duke përdorur të drejtën për të mos dëshmuar kundër vetes.