Byroja Kombëtare e Hetimit ka bërë një tjetër njoftim të rëndësishëm mbi përzgjedhjen e kandidatëve.

Ditën e hënë Komisioni i Përzgjedhjes mbylli procesin e shqyrtimit të aplikimeve fillestare dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për Fazën e Aplikimit Fillestar.

Komisioni i Përzgjedhjes ditën e hënë, datë 12.10.2020, në ëebsite-in e BKH-së do të shpall listën e kandidatëve të kualifikuar për Fazën e Aplikimit Fillestar.

Ndërkohë bëhet me dije se kandidatët e kualifikuar, në datën 14.10.2020, do t’i nënshtrohen Testit të Arsyetimit Logjik me shkrim.

Vendi dhe ora e zhvillimit të Testit të Arsyetimit Logjik dhe udhëzime të hollësishme do të njoftohen ditën e hënë, datë 12.10.2020, në ëebsite-in e BKH-së.