Më datën 1 shtator nis nga puna byroja kombëtare e hetimit e cila do të jetë në drejtimin e ish numrit dy të policisë së shtetit Aida Hajnaj.

Vala-News.com ka mësuar nga burime pranë prokurorisë së posacme se ka përfunduar programi trajnues për zonjën Hajnaj e cila me nisjen e punës do ti nënshtrohet edhe trajnimit.

Ndërsa pritet që javën e parë të shtatorit të rifilloj puna edhe për rekrutimin e 60 agjentëve të FBI shqiptare, BKH të cilët pasi të kualifikohen me një proces konkurimi do të trajnohen më pas në shtetet e bashkuara të amerikës.

Mësohet se selia e BKH do të jetë në katin e katër të godinës aktuale të prokurorisë së posaçme kundër krimit e korrupsionit e cila aktualisht po i nënshtrohet një proçesi rikonstruksoni.