Bordi i Transparencës ka vendosur zyrtarisht të rrisë çmimin e naftës në 221 lekë për litër në datat 22 dhe 23 mars 2022. Benzina shitet 211 lekë/litër dhe gazi 93 lekë/litër.

Të enjten e 18 marsit Bordi i Transparencës pati takimin e fundit ku vendosi tregtimin e naftës me 206 lekë/litër të vlefshme deri të hënën e 21 marsit.

Por kjo nuk u respektua, pasi çmimi i vendosur zyrtarisht në mesditën e të martës së 22 marsit nga Bordi, ishte reflektuar në pikat e shitjes që ditën e djeshme dhe mëngjesin e sotëm edhe pse nuk ishte njoftuar. Operatorët pranuan se vendosja e këtij çmimi ishte e udhëzuar, ndonëse Bordi nuk kishte vendim zyrtar.

Çmimi me shumicë i naftës do të jetë 216 lekë/litër, i benzinës 199 dhe gazit njësoj.

Nafta është rritur gjithashtu edhe në bursën ndërkombëtare ditët e fundit, në 115 dollarë për fuçi.

Vendimi i Bordit hyn në fuqi  dhe do reflektohet në datë 22 Mars, ndërkohë që  mbledhja e ardhshme e këtij Bordi do  jetë ditën e Mërkurë, datë 23.03.2022.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Normativ.