Kryeministri britanik Boris Johnson ka konfirmuar kundërshtimin e tij për mbajtjen e një referendumi të ri mbi pavarësinë skoceze, i cili dëshirohet me padurim nga kryeministrja Nicola Sturgeon, e cili dëshiron që Skocia, dikur e pavarur, të bashkohet me Bashkimin Evropian.

“Sipas përvojës sime, referendume në këtë vend nuk janë ngjarje veçanërisht të lumtura”, i tha ai BBC, duke aluduar në ndarjet e thella të shkaktuara nga referendumi i Brexit në 2016, në të cilin kampi i tij fitoi 52 përqind të votave.

Sipas këtij udhëheqësi konservator, referendumet duhet të lejohen vetëm “një herë në brez”.

Kryeministrja skoceze tha të shtunën se ajo shpresonte që Skocia do të fitonte pavarësinë dhe do të ishte në gjendje të “bashkohej” me Bashkimin Europian, duke theksuar se Brexit u krye kundër dëshirave të skocezëve.

Ndërsa britanikët votuan në total me 51.9 përqind për Brexit në 2016, skocezët ishin 62 përqind kundër largimit nga Bashkimi Evropian.

Nicola Sturgeon kërkoi sërish një referendum mbi pavarësinë skoceze, megjithëse partia e saj humbi në 2014, kur 55 përqind e skocezëve thanë “jo” për pavarësinë.

Por sipas sondazhit të fundit, të kryer në mes të dhjetorit nga Instituti Savanta ComRes për The Scotsman, tashmë 58 përqind e skocezëve mbështesin largimin nga Mbretëria e Bashkuar.

Vendimi për të mbajtur një referendum të tillë i takon kryeministrit britanik, i cili me vendosmëri e refuzon atë.

Por mund të ndodhë që një fitore e madhe e kryeministres skoceze në zgjedhjet lokale në maj, do të rrisë presionin mbi Londrën për të rënë dakord për një referendum të ri.