Brenda javëve të prillit do të vijnë në vendin tonë edhe 23 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer. Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri Rama përmes postimit në rrjete sociale. Ai thotë se kjo do të lehtësojë sezonin turistik dhe ngjisë shkallët e klasifikimit në Europë sa i takon procesit të vaksinimit.

“Lajm i mirë. Brenda javëve të prillit edhe 23 mijë doza të tjera PFIZER. Ne do ta lehtësojmë sezonin turistik me se s’bën; do të ngjitemi shumë shpejt në shkallët e larta të klasifikimit në Europë, për volumin e vaksinimit; do ta nxjerrim jashtë Armikun e Padukshëm më shpejt se shumë të tjerë në kontinentin tonë”, shkruan Rama.