Ndërsa mbledhja e këshillit të sigurimit vazhdon, përfaqësuesit e Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së në OKB i janë kundërpërgjigjur fjalimit agresiv të Rusisë më herët, e cila përfaqësohet nga ministri i Jashtëm Sergej Lavrov.

Dame Barbara Woodward i tha Këshillit të Sigurimit: “Ne kemi parë se çfarë do të thotë ideja e Rusisë për multilateralizmin për botën.

“Më shumë se një vit pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, Presidenti Putin i ka sjellë atij vend vuajtje të paimagjinueshme duke shkelur Kartën e OKB-së.

“Mijëra ukrainas janë vrarë, miliona janë zhvendosur dhe miliarda në mbarë botën janë përballur me rritje të çmimeve të mallrave dhe pasiguri ushqimore.