Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar trupën gjukuese që do të merret me çështjen e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Burime për median bëjnë me dije se pjesë e trupit gjykues do të jetë Nertina Kosova që do të jetë si kryesuese apo relatore, Saida Dollani dhe Dhimitër Lala janë anëtarët që do të e gjykojnë.

Kujtojmë se, më 20 maj GJKKO e dënoi me dy vite burg ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, për “mosdeklarim të pasurisë”, si dhe e përjashtoi për 5 vite nga funksionet publike. Gjykata Speciale vendosi që Llallës ti konfiskohen pasuritë.

Këtë vendim Llalla e ka ankimuar dhe tashmë pritet vendimi i Apelit.