Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat ka treguar rezultatin e pjesëmarrjes në zgjedhjet të 25 Prillit.

Celibashi tha se me numërimet e deritanishme  rezulton se pjesëmarrja është 45.72%, por që në përfundim të procesit zgjedhor do të ketë një shifër tjetër.

“Ka përfunduar plotësisht procesi i numërimit 4952 në njësi votimi. Procesi i numërimi ka përfunduar në 12 vende të numërimit dhe ka filluar në disa qendra të tjera. Pjesë marrja është 45.72%”, tha Celibashi.

Po ashtu komisioneri ka treguar dhe rezultatet e deritanishme ku kryeson PS me 74 mandate, PD 59 mandate, LSI 4 dhe PSD tre mandate.

PS- 48.67 % ose 74 mandate

PD- AN-39.40 % ose 59 mandate

LSI- 6.85 % ose 4 mandate

PSD- 2.24 % ose 3 mandate