Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga Qendra Shëndetësore Nr.1 në Tiranë, apeluan për vaksinimin masiv, duke theksuar edhe detyrimin për vaksinimin ndaj Covid-19 për studentët, mësuesit, pedagogët, si kusht për të qenë në auditore.

Teksa ka folur për certifikatën e vaksinimit, Manastirliu tha se së shpejti do të integrohen të dhënat në sistemin e Bashkimit Europian për njohjen e Green Pass: “Tashmë kemi përfunduar të gjithë procedurat me Bashkimin Europian për të integruar sistemet, jo vetëm për kalimin e kufirit, por gjithashtu edhe për aksesin ndaj shërbimit në Europë, të njihet ky sistem, të njihet Green Pass, besoj brenda shtatorit”, bëri me dije Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se do të vijojë ardhja e sasive të konsiderueshme të vaksinave sipas kontratave.

Brenda muajit dhjetor numri i vaksinave të mbërritura në vendin tonë do të jetë mbi 3 milionë, sipas ministres.