Partia Demokratike pas zgjedhjeve lokale do t’i futet një procesi riorganizimi dhe riformatimi të plotë. Kështu u shpreh kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj në studion e ABC News.

Ai u pyet për përgjegjësitë që mund të mbajë nëse në 14 bashki ku garon rezultati në zgjedhje do jetë negativ. Alibeaj theksoi se situata në PD është një situatë anormale, ndërsa nuk refuzoi ta quajë “fitore modeste” marrjen e logos dhe firmës së partisë.

“Një gjë është e sigurt që do ndodh pas 14 majit. Unë e thashë më parë dhe e them etani, edhe për shkak të situatës që ka kaluar PD, e pranoj që është situata anormale dhe posti i kryetarit është vakant dhe unë jam kryetar i komanduar. Pas zgjedhjeve, PD do t’i futet një procesi riorganizim dhe renovimi të saj, duke ruajtur vlerat e perëndimit, vlerat reale dhe ato të gjenezës , sigurisht që ky është proces do fillojë pas 14 majit. Po qe për përgjegjësi, unë e them që tani: Ndodhi që më 25 mars, menjëherë pas dorëheqjen së Bashës, isha unë që të merrja përispër drejtimin e PD. Ka qenë një situatë që kemi qenë nën agresion. Në ato kohë kishte një vendim të blerë në fakt të gjykatës, që Zhukri, ia dha në favor të PD. Morëm partinë në një situatë, ku agresioni i Berishës mbi PD ishte më i madh se kurrë, ndërsa sot që flasim, Sali Berisha nuk ka asnjë lidhje me PD, edhe ligjërisht po të doni ju, edhe kjo është një meritë e vogël e imja dhe kolegëve të mi, që e ruajtëm PD.”, tha ai.

Ai u pyet për selinë e Partisë Demokratike, e cila vijon të mbahet nga krahu i “Foltores” në kundërshtim me vendimin e Gjykatës. Alibeaj tha se nuk do të përsërisë situatën e 8 janarit, ku demokratët të përplasen me tyre, ashtu siç bëri në fakt Sali Berisha. Sipas tij, Partia Demokratike do të ndjekë rrugët ligjore pas zgjedhjeve të 14 majit, ndërsa shtoi se selia mbahet e pushtuar nga paligjshmëria.

“Pretendimiet e çdo të treti, kanë rënë të gjitha. Ajo selia, është nevojë e domosdoshme për funksionimin e plotë të një partia politike. Ajo seli vazhdon të jetë e pushtuar. Vendimi i gjykatës është aty, paligjshmëria është aty. Teksa ke pushtuar selinë e PD, si mund të dalën tek qytetarët të kërkosh votën, si mund të jesh i sinqertë. Unë nuk çoj njerëzit të përplasën tek PD. Rrugët ligjore do të ndiqen”, shtoi ai.