Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim janë duke zhvilluar një takim mbrëmjen e kësaj të premteje.

Mediat raportojnë se takimi po kryhet në rezidencën e Ambasadores Amerikane.

Sipas të njëjtave burime ky takim po zhvillohet prej më shumë se një ore.

Nuk dihet tema e diskutimit mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores amerikane Yuri Kim.

Këtë të premte u publikua një mesazh urimi i Sekretarit Blinken për fitoren e Ramës në zgjedhje, ndërsa kreu i qeverisë sapo mbylli një vizitë në Turqi.