Rruga e famshme e Parisit, Champs-Elysees do të kthehet në një “kopsht të jashtëzakonshëm”, premton kryetarja e Bashkisë së qytetit.

Pas disa viteve përgatitje dhe pas fushatës, kryetarja Hidalgo, së fundmi konfirmoi lajmin në ‘Journal du Dimanche’. Mbështetja kryesore erdhi nga komiteti i Champs-Elysees, i cili përfaqëson lojtarët kulturorë dhe ekonomik në Avenue (muzetë, teatrot, markat dhe dyqanet e pavarura).

Që nga vitit 2018, komiteti ka punuar në një projekt për të rizhvilluar shëtitoren me 2 kilometër midis ‘Harkut të Triumfit’ dhe ‘Concorde’.

Sipas këtij komiteti “rruga mitike ka humbur shkëlqimin e viteve të fundit”, andaj dhe ndryshimi është i nevojshëm.

Pavarësisht faktit se francezët e quajnë atë “rruga më e bukur në botë”, kjo rrugë i ngjan më shumë një autostrade, me dhjetëra mijëra makina që kalojnë çdo ditë.

Kohërat e fundit, Champs-Elysees gjithashtu ka shërbyer si një vend qendror për greva, veçanërisht për protestat e jelekëve të verdhë, por së shpejti ajo do të shndërrohet në një oaz të gjelbër.

Qytetarët e Parisit janë të kënaqur me idenë e projektit, gjë që është mëse e dukshme dhe nga një sondazh i fundit i qytetarëve që arriti të marrë 100,000 nënshkrime.

Mbështetësit thanë se niveli i ndotjes do të ulet, pasi një pjesë e madhe e zonës në zemër të kryeqytetit francez tani do të ruhet për këmbësorët me një ulje të 72% të trafikut.

Megjithatë disa janë kritikë duke thënë se Parisi tashmë është mjaft borxhli ndaj qytetarëve ndërkohë që ky projekt kap çmimin 250 milionë euro.

Projekti ësht hartuar nga arkitekti Philipe Chiambareetta dhe agjencia e tij ‘PCA-STREAM’.