Epidemiologu kryesor amerikan Anthony Fauci vlerëson se shumica e amerikanëve do të kenë akses në vaksinat e koronavirusit deri në mes të verës 2021.

Ai i tha Good Morning America se pret që vaksinimi i popullatës të fillojë “në fund të marsit ose në fillim të prillit”, raporton AP.

Ai shtoi se procesi mund të zgjasë deri në katër muaj, për shkak të numrit të madh të qytetarëve amerikanë që duan të marrin vaksinën.

Fauci mori të martën dozën e parë të vaksinës së koronavirusit, të zhvilluar nga kompania Moderna.

Ai tha më parë se një farë e re e virusit corona, e cila është konfirmuar në disa raste në MB, ndoshta është tashmë e pranishme në SHBA.