Akademia e cila ka për qëllim të mbrojë gjuhën frënge po kërcënon ta çojë qeverinë në gjykatë për shkak se ka përdorur gjuhën angleze në kartat e reja të identitetit.

Versionet më të fundit të kartave kanë përfshirë përkthime në anglisht të të dhënave, ku fusha si për shembull “mbiemri”, “data e lindjes”, “data e skadencës”, shfaqen pranë ekuivalentit në frëngjisht me një font pak më të vogël, italik.

Shtimi i përkthimeve në anglisht duket të jetë një lëvizje për të lehtësuar kalimin e qytetarëve përtej kufijve ndërkombëtarë, por Académie Française, e themeluar në vitin 1635 nga Mbreti Louis XIII për të ruajtur frëngjishten “e pastër”, është ofenduar dhe po kërcënon ta çojë qeverinë në gjykatë.

“Kush ka vendosur të vendosë frëngjishten dhe anglishten në baza të barabarta në këtë dokument?” pyeti Helene Carrere d’Encausse, sekretarja e përhershme e akademisë.

Mesa duket, sekretarja ka shumë frikë për humbjen e identitetit kombëtar dhe nuk i mjafton prania e flamurit francez me skicën e Mariane të përdorur që nga Revolucioni si dhe “République Française” shkruar me shkronja kapitale. WOW!