Debati i dytë presidencial mes Donald Trump dhe Joe Biden, do të mbahet virtualisht.

Lajmi u bë me dije nga Komisioni për Debatet Presidenciale, pasi Trump rezultoi pozitiv me koronavirus të enjten në mëngjes.

“Debati i dytë presidencial do të marrë formën e një takimi në qytet, në të cilin kandidatët do të marrin pjesë nga vendndodhje të veçanta”,  tha komisioni në një deklaratë.

“Pjesëmarrësit dhe moderatori, Steve Scully, do të vendosen në Adrienne Arsht Center në Miami, Florida“. Debati i dytë është planifikuar të mbahet më 15 tetor.

Por presidenti Donald Trump deklaroi se ai nuk do të marrë pjesë në debatin e dytë presidencial me Joe Biden.

“Unë nuk do të bëj një debat virtual”, tha Trump në Fox Business. “Unë nuk do të humbas kohën time në një debat virtual”, shtoi ai. Komenti i Trump vë në pikëpyetje debatin e dytë.

Ndërkohë, zëvendëspresidenti, Mike Pence dhe senatorja e Kalifornisë, Kamala Harris, zhvilluan mbrëmjen e shkuar debatin e tyre të parë për postin e nënpresidentit të SHBA-së.

Pence dhe Harris u përballen mes tyre për disa çështje, por vendin kryesor e zuri pandemia e koronavirusit.