Zhvillohet sot seanca parlamentare, ku në rend të ditës janë listuar votimi i dekreteve të presidentit Ilir Meta.

Kreu i shtetit ktheu ligjin për taksat kombëtare të ndryshuara, i cili parashikonte përjashtimin nga taksa e rentës minerare për mineralet metalore që përpunohen në vend dhe eksportohen në formën e nënprodukteve minerare për 3 vjet, si edhe ligjin për miratimin e nivelit të tarifës doganore.

Po në rend dite është parashikuar edhe miratimi i fondit për partitë politike në zgjedhje.