Përfaqësohen nga vetëm 4 deputetë në Kuvend, por LSI-ja kërkon përfaqësimin në komisionet parlamentare.

Tre deputetë të kësaj force politike, Petrit Vasili, Erisa Xhixho dhe Agron Çela kërkojnë të jenë pjesë të Komisioneve Parlamentare

Në kërkesën drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla, Petrit Vasili kërkon të jetë anëtar i Komisionit të Shëndetësisë dhe zëvendësues te Komisioni i Ligjeve.

Erisa Xhixho kërkon të jetë anëtare në dy komisione, atë të Ligjeve dhe të Integrimit, kurse te Komisioni për Edukimin dhe Informimin publik kërkon të jetë zëvendësuese.

Edhe deputeti Agron Çela kërkon të jetë anëtar i Komisionit të Sigurinë Kombëtare.

Kujtojmë që në zgjedhjet e 25 prillit, LSI ka marrë vetëm 4 mandate përfaqësimi në Kuvend, përkundër 19 mandateve që mori në 2017.