Deputeti gjerman i CDU-së Krichbaum ka komentuar hetimin e SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai tha se SPAK duhet të mbrohet dhe jo të sulmohet, ndërsa u ndal te imuniteti i deputetëve. Sipas deputetit të Bundestagut gjerman, të gjithë janë të barabartë para ligjit.

Krichbaum, i quajti absurde deklaratat e Sali Berishës për politizimin e SPAK.

Deklaratat për politizim e SPAK janë absurde, duhet ta mbrojmë, jo ta sulmojmë. Në Shqipëri ka shumë “Berisha”, shumë “Tahira” e shumë “Ahmetaj”. SPAK po bën gjithçka në mënyrë të tillë që ata që më parë konsideroheshin të paprekshëm. Imuniteti i Berishes nuk është një privilegj për parlamentar të caktuar. Ai mbron funksionalitetin e parlamentit. Që do të thotë: në kohën e Gjermanisë naziste, kur deputetë gjermanë u dërguan në burg, nazistët kishin shumicën në parlament. Ndaj është imunitetit. Ai garanton dhe mbron funksionalitetin e parlamentit, por jo të parlamentarëve të veçantë. Imuniteti mund të pezullohet nga autoritetet ligj-zbatuese. Këto trajtohen përtej kufijve partiakë, në Gjermani” – tha deputeti gjerman i CDU-së.