Lufta kundër korrupsionit, KLSH dhe Prokuroria e Posaçme marrëveshje bashkëpunimi

Lufta kundër korrupsionit, KLSH dhe Prokuroria e Posaçme marrëveshje bashkëpunimi

Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Prokuroria e Posaçme kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi për luftën kundër korrupsionit.

Palët kanë rënë dakord për realizimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë për shkëmbim informacionesh për të evidentuar saktë shkeljet që përmbajnë elementë të veprave penale.

Gjatë fjalës së tij Kryetar i KLSH,  z. Arben Shehu shprehu vullnetin institucional për zhvillimin e auditimeve të thelluara dhe profesionale si dhe përcjelljen e informacioneve të nevojshme në çdo fazë të procesit të auditimit, në lidhje me sektorë të cilët rezultojnë me risk të lartë të nivelit të korrupsionit duke ofruar dhe asistencën e nevojshme në lidhje me ligjshmërinë e procedurave.

Nga ana tjetër, kreu i Prokurorisë së Posaçme, z. Arben Kraja shprehu vullnetin për trajtimin me prioritet të materialeve kallëzuese të referuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit si dhe për zhvillimin e takimeve të përbashkëta në kuadër të ndërveprimit institucional në luftën kundër korrupsionit”, thuhet në njoftim.

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Horoskopi