Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas komunikimit të presidentit Ilir Meta me gazetarët, këtë të hënë, aty ku presidenti u shpreh se do të bëjë çdo gjë për mbrojtjen e marrëveshjes së 25 prillit. Ai theksoi se “Mbrojtja e Kushtetutës nuk është territor i askujt, por detyrë e parë e Presidentit të Republikës. Presidenti nuk është vetëm komandant i FA-së, por është ushtar i parë i Republikës, duhet ta dijë kushdo. Ka ardhur koha për të verifikuar ndershmërinë dhe patriotizmin e çdo politikani dhe çdo qytetari. Ta dinë të gjithë, edhe armiqtë e Shqipërisë se do ta marrin përgjigjen atje ku nuk u shkon mendja”.

Ndërkohë, Rama shkruan se presidenti në kohë paqe nuk komandon asgjë dhe askënd, po mishëron unitetin kombëtar.

“Ilir ti je thjesht Komandant i LSI sepse Shqipëria nuk është në luftë dhe në kohë paqe Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidentit të Republikës, i cili sipas Kushtetutës nuk komandon asgjë dhe askënd, po mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, sherrin, degradimin!”, shkruan Rama.