Detaje të reja janë zbuluar nga atentati ndaj Can Kariçit, 30-vjeçarit që u gjet i vrarë të enjten brenda makinës së tij.

Dyshohet se në vrasje kanë marrë pjesë dy persona. Njëri prej tyre dyshohet se ka qenë qitës dhe tjetri ka drejtuar makinën.

Autorët kanë përdorur një mjet tip “Audi” që u gjet në zonën e Institutit duke u djegur. Brenda makinës, e cila kishte targa të huaja, është gjetur një kallashnikov.

Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten rreth orës 19:56 në Kodër Kamzë. Kariçi ishte banor në lagjen nr. 1 Bathore dhe kishte lindur në Dibër.

Viktima kishte precedentë të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit. Pas kontrolleve në mjetin e tij policia gjeti një pistoletë.