Ashtu dhe si në protestat e mëparshme, edhe në protestën e katërt për vrasjen e Klodian Rashës, gazi lotsjellës dhe aktet e dhunshme nuk kanë munguar, ndërsa forca të shumta policie kanë “pushtuar” rrugët e kryeqytetit.

Policia ka përdorur një tjetër taktikë ditën e sotme, duke e lejuar grupin e protestuesve të marshojnë në drejtim të rrugës ‘Myslym Shyri’ e më tej drejt Drejtorisë së Policisë për t’i rrethuar nga të gjitha anët duke hedhur drejt tyre gaz lotsjellës e duke i neutralizuar.

Gjendja është paraqitur shumë kaotike në rrugët e kryeqytetit ku janë dëgjuar vazhdimisht kapsolla dhe është parë të hidhet një sasi e madhe gazi lotsjellës në drejtim të protestuesve.