Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski ka bërë një gjest tejet të veçantë, duke marrë përdore një vajzë shqiptare me sindromën “Down”.

Fjala është për Ëmbla Ademin, e cila e kishte e ndërprerë mësimin pasi prindërit e nxënësve që ishin në klasën e saj kishin bërë peticion që ajo të largohej pikërisht nga sëmundja e cila vuan,

Por falë reagimit të opinionit publik, ajo tani po e vazhdon shkollimit normalisht.

Pikërisht në këtë frymë, Pendarovski ka bërë një vizitë në shtëpinë vogëlushes nga Gostivari dhe më pas e ka marrë për ta dërguar në shkollë, dorë për dore.