Nisin ndryshimet e drejtuesve të institucioneve lokale. Largohet drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Durrësit.

Sipas burimeve për Vala News, Rezart Elmazi ka dhënë dorëheqjen nga ky pozicion, ndërsa është komanduar përkohësisht në këtë detyrë Viola Hima, e deleguar nga ASHK në qendër.

Viola Hima, ka qenë zëvendësdrejtore dhe drejtore e komanduar më herët edhe në kadastrën e Vlorës, disa muaj më parë.