Një aksident tragjik ka ndodhur në Nuvolera të Italisë pasditen e së enjtes, ku ka humbur jetën një shqiptar i cili udhëtonte me makinë së bashku me vajzën e tij 1-vjeçare. Viktima është Edi Berisha 23 vjeç, raporton “BresciaToday”.

23-vjeçari drejtonte një automjet Renault Clio kur u përplas me një mjet të tonazhit të rëndë.

Shqiptari Edi Berisha humbi jetën menjëherë. Fatmirësisht, vajza e tij e vogël 1 vjeç mundi të shpëtonte dhe u dërgua në spital me helikopter.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

“BresciaToday” raporton se Edi Berisha kishte mbushur 23 vjeç 1 muaj më parë. Partnerja e tij punon në një dyqan në Gavardo. Shqiptari luante si futbollist në disa ekipe të vogla amatore dhe më parë ka punuar si truprojë private kohë më parë.

Kujtojmë se sot mediat italiane raportuan edhe për një tjetër 23-vjeçar shqiptar që humbi jetën në një tjetër aksident në Itali.