Në fushë mbahet mend si një futbollist luftarak, në vite ku ashpërsia e lojës në kampionatin italian ishte më e theksuar. Por, Mauro Bellugi, mbrojtësi i Interit, Bolonjës dhe kombëtares italiane gjatë viteve ’70, humbi një betejë me COVID-19, ku pas disa ndërlikimeve mjekët u detyruan t’i prisnin të dyja këmbët.

Mauro Bellugi, majtas, me fanellën e Interit

Ish-futbollisti 70-vjeçar ishte shtruar nga fillimi i nëntorit në spital, por disa probleme të mëparshme të shoqëruara nga pandemia, detyruan mjekët për vendimin e rëndë, po të domosdoshëm për t’i shpëtuar jetën.

Një foto e viteve të fundit të Bellugit

Vetë Bellugi, që me Italinë ka marrë pjesë në Botërorin e vitit 1974 dhe 1978,  ka reaguar me kurajë, duke deklaruar se do ta kalojë situatën, “duke vënë proteza si ato të Pistorius”.