Sot numri i të infektuave me koronavirus u raportua më i ulët se ditën e djeshme, me 119 raste, ndonëse nuk po ulen shifrat më pak se 100, nisur edhe nga numri i lartë i testimeve në vend.

Tirana është qyteti që raporton numrin më të lartë të të infektuarve në ditë, ndërsa raste aktive nga shpërthimi i pandemisë deri më tani ka 1854.

Bazuar në shifrat e raportuara nga Ministria e Shëndetësisë, rezulton se Gjirokastra dhe Dibra janë dy qarqet me më pak raste aktive nga shpërthimi i pandemisë deri më tani, me nga 34 raste.

Shihni listën si më poshtë:

Tiranë              1854

Durrës              433

Shkodër            290

Fier                  150

Lezhë               134

Korçë               132

Vlorë               127

Kukës              107

Elbasan            101

Berat                57

Gjirokastër       34

Dibër               34