Një grua në Alabama, e cila disa vite më parë gëzonte statusin e një personi të shumëkërkuar nga drejtësia, vendosi t’i shpëtojë jetën një polici që e burgosi dy herë, duke i dhuruar atij veshkën.

Jocelynn James, një ish-përdoruese droge, arriti të lidhej me ish oficerin Terrell Potter kur pa në rrjetet sociale njoftimin se ai kishte nevojë urgjente për një transplant të veshkës.

40-vjeçarja James e konsideron arrestimin e saj nga ish oficeri si momentin që i shpëtoi jetën, për shkak të varësisë që ajo kishte nga lëndët narkotike. Ajo e konsideron atë një mundësi të dytë për të jetuar.

Ish-oficeri kishte pritur më shumë se 8 vite për një transplant deri sa kjo mundësi iu ofrua nga Jocelynn.