Pagat e disa personave që punojnë në media, të dala pas skandalit të rrjedhjes së të dhënave personale  kanë shkaktuar tronditje dhe habi në opinionin publik.

Moderatorë apo analistë marrin pagesa që shkojnë nga 10, 20 apo 30 milionë e më shumë në muaj.

“Mos u përpiqni të fshiheni ju pasunorët që keni helmuar ndërgjegjen e njerëzve” – shkruan në një postim në rrjetin social Facebook  Përparim Kabo, i cili shton se ajo liste pagash qe qarkullon on line po i heq masken sistemit te ngritur tash 30 vite por në veçanti keta 20 vitet e fundit ku gjithçka ka marrë tatëpjeten, – shprehet ai.

Megjithëse profesor Kabo ka shënuar poshtë postimit se nuk lejohet asnje portal apo media ta marë tekstin pa lejen e tij, ai është shpërndarë nga shumë gazetarë që gjejnë tek ky tekst veten.

Më poshtë, pjesë nga postimi: