Quhet Bavljenac dhe me efektin e gjurmëve të gishtave të krijuar nga një rrjet muresh të vjetra guri dhe një formë ovale të veçantë, ishulli i pabanuar kroat është një mrekulli.

Bavljenac, i njohur edhe si Baljenac ka një sipërfaqe prej 14 km katror. Muret prej guri, nëse bashkohen së bashku, shkojnë për 23 km.

Sipas Bordit Kombëtar të Turizmit Kroat, ishulli u përdor për bujqësi nga fermerët në ishullin fqinj Kaprije.

Ata pastruan ‘bimësinë e ashpër’ të Bavljenac për t’u lënë vend fiqve dhe agrumeve, si dhe hardhive, duke ndërtuar një rrjetë muresh guri për të mbrojtur të korrat nga era dhe për të ndarë parcelat.

Këto mure guri që datojnë në vitet 1800 u krijuan duke përdorur një teknikë të njohur si “murimi me gurë të thatë”, i cili përfshin grumbullimin me kujdes dhe ndërthurjen e shkëmbinjve.

Ndërsa pemët frutore nuk janë më, muret prej guri mbeten dhe mbrohen që nga viti 2018 si pjesë e Listës së UNESCO-s të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit.

“Ato (muret) janë dëshmitarë të kohërave kur puna e palodhur, këmbëngulja dhe qëndrueshmëria ishin çelësi për të zbutur peizazhin e ashpër, por mahnitës karstik të bregdetit të Adriatikut”, thotë Bordi turistik.

Bavljenac, ishulli i diellit, dikur i mbushur me vreshta dhe pemishte të tejmbushura me aroma fiku dhe agrumesh, tani është një pasuri kulturore dhe ka qetësinë mesdhetare që pret të shijohet dhe rizbulohet.

Ata që dëshirojnë të vizitojnë mund të bëjnë një turne me varkë rreth ishullit. Sidoqoftë, këto turne nuk mund të ankorohen në ishull pasi nuk ka skelë apo port.

Qendra më e afërt e Bavljenac është Shibeniku, një qytet historik në Dalmacinë qendrore.

Ndërkohë, ishulli në formë zemre, i cili është në pronësi private dhe zyrtarisht quhet Galesnjak, shtrihet më në veri në kanalin e Pasmanit të Adriatikut. Nuk ka shumë në të, me sa duket, përveç disa bimëve të egra dhe një koloni lepujsh.