Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vithkuq të Korçës, ku është arrestuar një 29-vjeçar, kryeplak i fshatit Rehova, i cili akuzohet se ka përdhunuar një 23-vjeçare.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur më datë 8 prill dhe se 23-vjeçarja vuan nga prapambetje të lehtë mendore dhe deficit intelektual.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Rr., 29 vjeç, banues në një fshat të njësisë administrative Vithkuq, Korçë, pasi dyshohet se më datë 08.04.2023, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 23-vjeçare, e pazotë për t’u mbrojtur.