Dhimtër Kapaj është zgjedhur kryetar i Këshillit Bashkiak të Himarës, teksa sot po mbahet ceremonia e konstituimit.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se Kapaj është zgjedhur me 13 vota pro, ndërsa në garë ishin dy
kandidatura. Kështu, nga 21 këshilltarë, Afrovita Dhimojani mori vetëm 8 vota.

Ndërkohë që mbahet mbledhja e konsituimit të Këshillit Bashkiak të Himarës, jashtë ambienteve të bashkisë disa prej mbështetësve të Fredi Belerit kanë shfaqur një banderolë.

“Liri kryebashkiakut të Himarës”, thuhej në përmbajtjen e mesazhit nga mbështetësit e Belerit, që e kishin shkruar në gjuhën angleze.