Ervin Bushati, ish-deputeti i Partisë Socialiste, është emëruar në krye të Postës Shqiptare.

Bushati ishte në listën e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit, por nuk arriti të siguronte mandatin e deputetit. Ndërkohë, ai ka qenë edhe kryetar i Partisë Socialiste në Tiranë.