Edhe ata që e kanë kaluar Covid-29 janë të ekspozuar ndaj varianteve të reja. Kështu u shpreh në studion e Ditari në A2 CNN zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, duke folur për situatën e pandemisë në vend. Ajo apeloi për respektim rigoroz të masave parandaluese deri sa të arrijmë imunitetin e tufës.

“Nga database ka rezultuar që janë prekur për së dyti herë. Është e vështirë të bësh një ndarje. ISHP përkundrejt personave që kanë shfaqur shenja klinike rishtas, mostrat e dyshimta janë përfshirë brenda pakos së dërguar në laboratorët e referencës. Edhe ata që kane kaluar Covid duhet të kenë kujdes njësoj si ata që nuk janë prekur. Mutacioni i virusit të bën të jesh i ekspozuar sërish, që duhet të respektojnë rigorozisht masat deri sa të arrijmë imunitetin e tufës që jemi larg”.

Zv.ministrja theksoi se vendosja e fashave orare nuk e zhduk virusin, por masat janë marrë për të minimizuar rrezikun e transmetimit të infeksionit.

“Masat janë marrë duke vlerësuar në dinamikë situatën pandemike, por edhe duke parë tendencën përkundrejt grupmoshave të prekura dhe objektivi është të minimizojmë transmetimin e infeksionit dhe do të kemi orë më pak të ekspozuara dhe grupe risku më pak për të minimizuar transmetimin, vendosja e fashave orare nuk e zhduk virusin, të gjithë masat do të influencojnë në transmetimin”.

E pyetur për fushatën elektorale dhe zbatimin e masave anticovid, Tomini thkesoi se politka duhet të japë e para shembullin e saj, por edhe secili prej nesh duhet të respektojë ligjin.

“Edhe politika duhet të japë një model të dyfishtë, dhe secili nga ne jep modelin individual dhe secili prej nesh jep shembullin e tij. Kushdo të respektojë ligjin dhe ligji të jetë njësoj për të gjithë”.