Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit, Imzot George Frendo, është dërguar në Itali për mjekim më të specializuar pas infektimit nga koronavirusi. Frendo do të kurohet në një spital në Bari.

“Ju njoftojmë se SH.T. Imzot George Frendo O.P., Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit dhe njëkohësisht Presidenti i Konferences Ipeshkvore të Shqipërisë, mbrëmë ka udhëtuar drejt Barit, për t’u shtruar në Spitalin Miuli të “Acquaviva delle Fonti”.Shpresojmë se gjatë ditës do të kemi lajme më të hollësishme. Ndërkohë vazhdojmë të kërkojmë, në lutjet tona, shërimin e tij dhe shërimin e të gjithë të sëmurëve të prekur nga kjo pandemi”, thuhet në njoftim.

Frendo, 74 vjeç, u infektua me Covid-19 pak ditë më parë.

Dy ditë më parë, u njoftua se ishte prekur nga Covid-19 edhe kryepeshkopi i Kishës Ortodokse, Anastas Janullatos, i cili u transferua me një avion drejt një klinike të specializuar në Athinë.