Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) tha se po siguron 1 milion euro për të garantuar një hua prej 2 milion eurosh nga Banka OTP Albania, pjesë e grupit të shërbimeve financiare hungareze OTP për kompaninë e telekomunikacionit ONE të Shqipërisë.

Financimi, i rënë dakord si ndarje rrisku midis dy institucioneve financiare, do të mbështesë “zgjerimin e Telekomunikacionit ONE në vend”, njoftoi BERZH në një deklaratë të hënën sipas SeeNews.

Banka OTP Albania ka qenë pjesë e Kornizës së Ndarjes së Rrezikut të BERZH (RSF) që nga maji i vitit 2019. RSF lejon bankat partnere të ndajnë me BERZH ekspozimin e tyre ndaj huave që u japin ndërmarrjeve vendore nëpërmjet pjesëmarrjes së rrezikut të financuar ose të pafinancuar.

Deri më sot, BERZH ka investuar 1.68 miliardë euro në 115 projekte në Shqipëri.