Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, foli edhe për kandidimin e Lëvizjes Vetëndosje në Shqipëri.

Rama thekson se ka ngrënë një drekë me Albin Kurtin dhe se kjo ishte dreka e vetme që ka ngrëne me një opozitar.

“Hëngra drekë me Albinin, hëngra drekë me opozitën. Kalova shumë mirë. Nuk dua ta diskutoj më shumë këtë gjë. Meqenëse me Bashën nuk kam drekuar kurrë, së paku drekova me një opozitar”, tha Rama.