Kryeministri Edi Rama ka zbuluar pak më parë në Kuvend se drejtësia shqiptare ka shpallur në kërkim biznesmenin italian Francesco Becchetti. Ky shtetas ka hedhur në gjyq Shqipërinë në Arbitrazh, ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka nisur ndaj tij një proces penal.

Më tej, Rama sulmoi opozitën duke thënë se po përdorin një person të shpallur në kërkim për politikë. Kryeministri tregoi se është i pavërtetë lajmi se shteti ka filluar t’i paguajë paratë biznesmenit Becchetti.

Edi Rama i bëri të qartë opozitës se PS ëhstë kundër Komisionit hetimor për Francesco Becchettin sepse Gjykata e Arbitrazhit ka kërkuar të ruhet konfidencialiteti nga të dy palët që janë në gjyq.

“Komisionin në fjalë ju ta harroni se Komisioni nuk bëhet. Republika e Shqipërisë vazhdon betejën në territor asnjanës”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Është një proces penal në Prokurorinë e Tiranës, ku janë thirrur dëshmitarë të cilët prej disa muajsh kanë pasur vështirësi të lokalizohen. Ky njeriu që ju po kërkoni këtu, ëhstë në kërkim nga drejtësia shqiptare. E kuptoni apo jo, ky person është në kërmik. Ju e mbroni këtë për të bërë politikë.

Në favor të shtetit shqiptar janë dy vendime në arbitrazh në favor të shtetit shqiptar. Para trupave ndërkombëtare, Shqipëria ëhstë në juridiksion. Ju doni që ta fusni hallin tuaj në historinë e Shqipërisë me një të kërkuar nga drejtësia. Doni të bëni politikë me të.

Keni shpifur duke thënë se shteti shqhiptarë ka filluar të paguajë. Krejtësisht e pavërtetë. Doni të bëni dhe një Komision hetimor që shkel parimet kushtetuese dhe dëmton Shqipërinë. Konfidencialiteti i këtyre vendimimeve ëhstë detyrues për Shqipërinë. Edhe për Parlamentin e Shqipërisë është detyrues.

Komisionin në fjalë ju ta harroni se Komisioni nuk bëhet. Republika e Shqipërisë vazhdon betejën në territor asnjanës.