Në emisionin “Ora e Betit” në RTV Ora, profesori Edmond Tupja, ditë më parë, u shpreh se duhet rikthyer diktimi në shkollat e vendit.

Ai tha se diktimi duhet futur deri në klasë të pestë dhe të korrigjohet, pasi nuk mund të bëhet në universitet, por mësohet me mësimin e gjuhës.

Tupja: Pse e kanë hequr diktimin këta? Rama thotë ta fusim në universitet, por rregullat e gjuhës mësohen me mësimin e gjuhës. Në arsimin parashkollor duhet folur shqip, në muzikë duhen këngë shqip.

Në fillore, deri në klasë të pestë të ketë diktim dhe korrigjim. Arsimi në të gjitha shkallët e tij po të funksionojë mirë me vepra për ta mbrojtur shqipen.

Kur ti më buzëqesh, mua më zgjatet jeta Që të të përkushtohem edhe më thellë ty, Ah, sa ëmbël, sa bukur ditët m’i bën të lehta, Kur gëzimin tënd ma çel aq të kaltër në sy.
Lexo edhe:

TUPJA: GJUHA SHQIPE PO SHKËRMOQET, PO ZHDUKEN FJALËT, SHENJAT E PIKËSIMIT, DËSHIRORJA DHE HABITORJA…
Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, profesori Edmond Tupja u shpreh se gjuha shqipe po vritet dhe po shkërmoqet.

Ai theksoi se shumë fjalë përdoren në gjuhë të huaj, ndërsa po zhduken fjalët shqipe në vend të tyre.

Tupja: Unë flas shqip dhe komunikoj shumë mirë me bashkëkombësit e bashkëatdhetarët e mi. Ama unë po shoh se shqipja po zhduket. Po vritet alfabeti. Po mbaron. Po shkërmoqet shqipja. Ka dijetarë e historianë shkojnë deri tek origjina pellazgjike. Dakord e dimë nga vijmë, por çështja është se ku po shkojmë. Shikoni se si flitet dhe shkruhet shqipja sot.

Kam bërë anketa. Fjala “kujtesë” u zhduk po shënohet vetëm “memorie”. Fjala “Ngjarje e shënuar” iku thuhet “event” dhe ‘eveniment”. Thonë “startoj” dhe nuk themi “nisi”…