Mësohen detaje të tjera nga përplasja në Kuvendin e Kosovës. Përshkallëzimi i situatës në Parlament, nisi në momentin kur kryeministri Albin Kurti ishte duke mbajtur fjalim.

Gjatë kohës që Kurti po fliste për marrëveshjen me BE-në për shtensionimin e situatës, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ngrihet nga vendi vendos në foltoren ku po fliste kryeministri një foto të tij ku shkruhej ‘Kurti si Pinok’.

Pas kësaj ndërhyn zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili e largon fotografinë dhe e gris.

Pak minuta më pas, ngrihet deputeti tjetër i PDK-së, Mërgim Lushtaku i cili afrohet dhe lag me ujë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati e ndjek dhe përpiqet ta ndalojë të afrohet drejt kryeministrit. Më pas Lushtaku kthehet në drejtim të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi për ta lagur edhe atë me ujë dhe e hedh shishen në drejtim të tij. Situata ka dalë jashtë kontrollit pasi në sherr futen ministrat e tjerë dhe deputetët e opozitës.