Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj ka shpjeguar arsyet përse u vendos që pas 10 vitesh të hapen sërish hetimet për ngjarjen e 21 janarit.

E ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Imeraj thotë se ka qenë një kërkesë e policisë me elemente të reja që u bë shkas për hapjen e këtyre hetimeve.

Është një vendim i marrë nga Prokuroria për rifllimin e hetimeve… është në rangun e hetimit të kësaj dosje. Kemi vendimmarrjen e gjykatës, ndërsa pjesa tjetër e dosjes ka qenë nën hetim dhe është pezulluar dhe i është referuar organeve të policisë. Për dy të tjerë është vendosur pezullimi i hetimeve. Një prokuror, interesin parësor është gjetja e autorit.

Të gjitha veprimet procedurale hyjnë në rangun ligjor. Nga ana e organeve të policisë është bërë listim i detajuar i veprimeve që mund të kryhen, është bërë tani ky listim i policisë, dhe Prokuroria ka vendosur rifillimin e hetimeve. Hetimi duhet të jetë i gjithanshëm, prokuroria tregohet me vullnet.

Nuk është mirë që t’i lidhim disa etapa me problematika. Dhe e dyta nuk ndodh për këtë arsye. Rasti konkret nuk lidhet me këtë gjë”, tha kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj.

Disa ditë më parë, Prokuroria e Tiranës vendosi rifillimin e hetimeve për 21 Janarin.