Kryeministri Edi Rama kritikoi Prokurorinë e Tiranës duke thënë se “po fle” mbi dosjet e denoncimit të evazorëve të mëdhenj fiskalë që ka bërë administrata tatimore.

“Pastrues parash dhe evazorë  të mëdhenj fiskalë janë denoncuar prej kohësh në prokurorinë e TR nga administrata tatimore! Ndërkohë që prokuroria fle mbi dosje këta prodhojnë e amplifikojnë tërë ditën kundër qeverisë lajme të rreme, akuza të mëdha, muhabete të dehurish nga urrejtja!”, tha Rama përmes një postimi në Twitter.