Tashmë Shqipëria është në Evropian. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme për futbollin shqiptar, për më tepër që këtë herë po shkojmë në Gjermani me një lojë shumë të bukur, me shifra që tregojnë qartë se Sylvinho dhe të besuarit e tij e merituan këtë biletë.

Evropiani është një vitrinë shumë e madhe, prestigjioze, për lojtarët, për trajnerin Sylvinho, por dhe për vetë FSHF-n, kjo edhe në aspektin financiar.

Këtë Evropian, UEFA ka rritur me 23% shifrat e fitimeve krahasuar me “Euro2016”. 24 kombëtaret pjesëmarrëse do të sigurojnë në total 371 milionë Euro. Kualifikimi vlen 9.25 milionë Euro, shifër e konsiderueshme për një federatë të vogël si e Shqipërisë.

Bonuset konsiderohen të larta edhe në fazën e grupeve. Barazimi i sotëm vlejti 750 mijë euro.

Tashmë që Shqipëria kaloi fazën e grupeve dhe u kualifikua për nëEvropianin e Gjermanisë, në arkën e FSHF-së u shtuan edhe 2 milionë euro të tjera.

Pas kualifikimit! Sylvinho: E kam për nder që jam trajner i Shqipërisë, ka…