Qyteti i lashtë inkas Machu Piçhu është rihapur për turistët pas gati tetë muajsh mbyllje për shkak të COVID-it.

Për arsye shëndetësore, megjithatë, vetëm 675 turistë do të jenë në gjendje ta vizitojnë atë çdo ditë, që është 30 përqind e numrit ditor të vizitorëve përpara pandemisë.

Nën shi dhe drita shumëngjyrëshe, një ritual i inkasve u kremtua të sielën në mbrëmje. Këtë qytet në Peru, UNESCO e shpalli një Trashëgimi Botërore në 1983.

Rihapja e Machu Piçhu tregon “se peruanët janë elastikë,” i tha AFP-së ministri i Tregtisë së Jashtme dhe Turizmit Rocio Barrios.

Turistët duhet të mbajnë një distancë fizike, edhe pse numri i rasteve të koronavirusit është në rënie në Peru.

Rihapja ishte pritur me padurim në Kusko, kryeqyteti i rajonit eponim të Perusë që ndodhet në Ande në 3.416 metra mbi nivelin e detit. Ky qytet, i cili ka qenë prej kohësh kryeqyteti i Perandorisë Inkase, është pika fillestare për një vizitë në Machu Piçhu dhe ku një rënie prej 70 përqind e turistëve ka shkaktuar kërdi, ashtu si në të gjithë rajoni.