Festivali italian i këngës, Sanremo do të oganizohet në sallën e Teatrit Ariston nga datat 2 deri më 6 mars.

Njoftimi konfirmohet nga Komiteti Teknik i Eksperteve të Shëndetesise që dhanë miratimin e organizimit të një prej eventeve më të rëndësishem kulturore në Itali.

Ekspertët miratuan protokollin e masave që parashikon organizimin e spektaklit pa praninë e spektatorëve, duke shtuar edhe të tjera kufizime që do të ulnin në maksimum mundësinë e infektimit me kororonavirus të pjesëmarrësve.