Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një foto proteste kur ai ishte në krye të opozitës.

“Flet vetë” shkruan ish-lideri demokrat krahas fotos, teksa Berisha shfaqet duke udhëhequr protestuesit.

Ky duket si një mesazh lidhur me deklaratën e tij se nuk e përjashton rikthimin në poste drejtuese të partisë, duke mos përjashtuar as rikthimit si kryetar.

I pyetur nëse vazhdon me qëndrimin për të mos iu kthyer angazhimit në drejtim të PD, Berisha u shpreh: “Kurrë, mos thuaj kurrë”.Nuk përjashtoj asnjë të drejtë time kushtetuese më”.

Ndërsa, më 13 Qershor, ditën e zgjedhjeve për kryetarin e PD, i pyetur lidhur me këtë deklaratë të tij, tha: “Unë jam konsistent në deklaratat e mia”.